Policia ndalon një veturë pa targa në Deçan, i gjen kokainë dhe armë

Policia ndalon një veturë pa targa në Deçan, i gjen kokainë dhe armë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një patrullimi rutinë, ka ndaluar një veturë pa targa të markës “Audi” dhe pas kontrollit, dy personave që ishin duke udhëtaur më ëktë mejt, u është gjetur kokainë dhe një armë pa leje.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe prokurori ka marrë vendim që të mbahen në ndalim për 48 orë.

Kjo është komunikata e plotë lidhur me rastin:

Posedonin armë dhe kokainë, arrestohen nga Policia e Kosovës

Sot me datë, 10.10.2021,  rreth orës 14 : 20,  patrulla e stacionit policor për mbikqyrje të kufirit në Ponoshec DRPK ” Perendimi” Gjakovë, derisa kanë qenë në partullim në rajonin e Deçanit, kanë ndaluar  automjetin Audi pa targa, me pronar E.K, i cili ishte i shoqëruar me personin A.D, që të dy shtetas kosovarë.

Pas kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë janë gjetur dhe sekuestruar:

-14 qese të vogla me substancë narkotike e dyshuar kokain me peshë 4.1 gram.

– një pistolet me një karikator dhe një fishek 7.65 mm.

-2000 euro para të gateshme.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante si dhe të gjitha veprimet janë kryer në  konsultim me prokurorin kompetent në Pejë.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.

Vlen të ceket se i dyshuari i parë është person i njohur për policinë, i cili merret me kultivim dhe posedim të narkotikëve.

Shpërndaje në: