Policia në aksion: Arreston katër burra për dhunën ndaj grave, tre i mban një e liron

Policia në aksion: Arreston katër burra për dhunën ndaj grave, tre i mban një e liron

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka njoftuar popullin se ka kryer katër arrestime për dhunën në familje.

Është arrestuar personi që kishte sulmuar viktimën femër kosovare më 31 gusht, por i cili megjithatë “në konsultim me prokurorin” është liruar në procedurë të rregullt.

Një tjetër arrestim ka ndodhur edhe për një rast të datës 28 gusht, kur një burrë kishte sulmuar gruan e tij. Ky i fundit është dërguar në mbajtje.

Të dyja rastet kanë ndodhur në Prishtinë, përcjell Periskopi.

Në anën tjetër, një arrestim për dhunën në familje ka ndodhur edhe në Prizren. Burri kishte sulmuar gruan e tij në mesditën e djeshme, dhe është arrestuar menjëherë ndërsa më vonë është dërguar në mbajtje.

Edhe në Gjakovë është arrestuar një burrë që kishte kanosur familjarët e tij. Edhe ky person është dërguar në mbajtje. /Periskopi

Shpërndaje në: