Policia: Nuk hodhëm ne gaz lotsjellës, por protestuesit

Policia: Nuk hodhëm ne gaz lotsjellës, por protestuesit

Policia e Kosovës ka thënë se ata nuk kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj veteranëve të cilët janë duke protestuar para objektit të Kuvendit të Kosovës për rreth dy orë.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se sipas detyrës zyrtare, policia është kujdesur për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimin e sigurisë për protestuesit dhe për objektet zyrtare.

“Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, informon dhe njëherit demanton shkrimet e publikuara në portale ku thuhet se kinse Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, se në asnjë rast apo rrethanë nuk ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, por dyshohet se lloji i gazit/tymit, është hedhur nga persona/protestues brenda masës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Shpërndaje në: