Policia para zyrave të kompanisë së autobusit i cili u aksidentua në Bullgari

Policia para zyrave të kompanisë së autobusit i cili u aksidentua në Bullgari

Pas aksidentit të rëndë që ndodhi në Bullgari, e ku humbën jetën 36 persona nga Maqedonia e Veriut, para zyrave të agjencisë së autobusëve për udhëtim jashtë vendit, “Besa Trans” janë vendosur zyrtarët policorë.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe familjarë të udhëtarëve të cilët po udhëtonin me këtë linjë të autobusëve drejt Turqisë, transmeton lajmi.net.

Të njëjtit po presin para këtyre zyrave derisa asnjë nga viktimat nuk është konfirmuar ende me të dhëna zyrtare.

Duhet përkujtuar që nga ky aksident humbën jetën 46 persona, në mesin e tyre 12 fëmijë.

Sipas raportimeve të para thuhet se të gjitha viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa kryeministri maqedon, Zoran Zaev deklaroi se dy nga udhëtarët në këtë autobus ishin njëri nga Presheva e tjetri me shtetësi të shtetit belg.

Lidhur me aksidentin tragjik pati reagime të shumta nga zyrtarët shtetërorë maqedon si dhe ata të Bullgarisë.

 https://fb.watch/9sp0zvE5LO/

Shpërndaje në: