Policia prezente në aksionin e PSD-së, nuk reagojnë

Periskopi.com Lajme

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për masat e reja të Qeverisë në aksionin e sotëm të kësaj partie.

Ai ka thënë se PSD-ja po reagon kundër orës policore, duke përmendur këtu edhe tubimet zgjedhore të partive politike.

Në anën tjetër, ai ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë leje nga policia për aksionin e zhvilluar duke mos respektuar orën policore të vendosur nga Qeveria.

”Jo nuk kemi nevojë për ndonjë leje, policia mund të na përcjell dhe të na ruajë, por siç po e shihni të gjithë aktivistët jemi me maska dhe nuk po e rrezikojmë jetën e asnjë qytetari. Nëse policia na ndalon aksionin, atëherë policia vetëm se po i shërbejnë Kurtit”, ka thënë Molliqaj, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se qytetarët nuk duhet t’i nënshtrohen Albin Kurtit dhe vendimeve të Qeverisë për masat e reja.

Duke u larguar nga vendi i ngjarjes, Molliqaj i ka thënë një zyrtari policor se dënimet mund t’iu dërgohen në zyret e PSD-së. /Periskopi

Shpërndaje në: