Policia sekuestron 3 armë në rajonin e Prishtinës dhe arreston tre persona, mes tyre një i mitur

Policia sekuestron 3 armë në rajonin e Prishtinës dhe arreston tre persona, mes tyre një i mitur

Policia e Kosovës njofton se ka hetuar 3 raste brenda rajonit të Prishtinës ku ka arrestuar 3 persona të dyshuar dhe janë sekuestruar armë.

Sekuestrimi i armëve sipas njoftimit ka ndodhur në raste dhe lokacione të ndryshme.

“Nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës, si dhe stacioneve veriu e jugu në Prishtinë, janë shoqëruar tre persona të dyshuar dhe ndaj tyre janë iniciuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Sekuestrimi i armëve është kryer në raste dhe lokacione të ndryshme”, thuhet në njoftim, përcjell Reporteri.net.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti parë ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka“ në Prishtinë ku një personi i është gjetur një armë zjarri dhe 10 fishekë.

“Në rastin e parë në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prishtinë, nga njësite të stacionit policor veriu, një personit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar, një armë zjarri dhe 10 fishekë”, thotë njoftimi.

Ndërsa rasti i dytë në fshatin Miradi ku është sekuestruar arma dhe 5 fishekë.

Rasti i tretë sipas Policisë ka ndodhur në një shkollë në Prishtinë ku është sekuestruar një armë e ftohtë dhe është arrestuar një i mitur.

“Rasti i tretë i sekuestrimit të një arme të ftohtë -thikë, është realizuar në një shkollë në Prishtinë, nga zyrtarët e njësitit policor (me rroba civile), që operojnë në afërsi të shkollave, ku edhe është arrestuar një person i dyshuar (i mitur)” thuhet në njoftimin e Policisë.

Dy personat e dyshuar, janë liruar pas intervistës ndërsa i mituri është dërguar në mbajtje për 24 orë pas intervistimit në prezencë të prindit dhe avokatit.

Shpërndaje në: