Policia sekuestron 39 aparate për prodhimin e kriptovalutave në Prishtinë

Policia sekuestron 39 aparate për prodhimin e kriptovalutave në Prishtinë

Policia e Kosovës ka sekuestruar edhe 39 aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Aksioni është zhvilluar sot nga njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë në rrugën “Dëshmorët e Prapashticës”.

Policia ka njoftuar se 35 nga 39 aparate në kohën kur po kryhej kontrolli ishin në funksion.

“Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Shpërndaje në: