Policia sekuestron marihuanë dhe kokainë në Prishtinë

Policia sekuestron  marihuanë dhe kokainë në Prishtinë

Janë konfiskuar 1.6 kilogram marihuanë, 30.2 gram kokainë, dy automjete me targa vendore dhe 733 euro para të gatshme në Prishtinë, ku janë arrestuar edhe pesë kosovarë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Operacioni i urdhëruar nga gjykata ishte e realizuar të hënë në pesë lokacione të ndryshme të qytetit.

Në mes të provave të tjera janë edhe një shufër metalike dhe katër peshore.

Të dyshuarit me konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: