Policia sekuestron marihuanë në Obiliq, arrestohet një person

Policia sekuestron marihuanë në Obiliq, arrestohet një person

Është arrestuar një person për posedim të narkotikëve në fshatin Kryshec të Obiliqit, njofton policia.

Sipas policisë ky arrestim ka ndodhur pas disa veprimeve hetimore operative nga antidroga e Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Ku pas këtij hetimi të njëjtit person i janë sekuestruar 1300 gramë narkotikë i llojit mariuhuanë dhe 12.01 gramë të tjerë të llojit kokainë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pas disa veprimeve hetimore operative nga antidroga e Policisë se Kosovës në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e ti janë gjetur dhe konfiskuar: 1300 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 12.01 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe një peshore elektronike. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia

Shpërndaje në: