Policia shpërndan një video nga aksioni ku u konfiskuan 272 pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave

Policia shpërndan një video nga aksioni ku u konfiskuan 272 pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka ndarë një video nga aksioni i sotëm në Leposaviq ku u konfiskuar 272 pajisje për prodhim të kriptovalutave.

“Në kuadër të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, Policia e Kosovës ka asistuar dhe mbështetur Doganën e Kosovës në realizimin e kontrollit në rajonin e Mitrovicës Veri, i cili ka rezultuar me shoqërimin e një personi dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të pajisjeve ANTMINER që shërbejnë për prodhimin e BITCOIN”, thuhet në komunikatën e policisë.

Komunikata e plotë:

Në kuadër të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, Policia e Kosovës ka asistuar dhe mbështetur Doganën e Kosovës në realizimin e kontrollit në rajonin e Mitrovicës Veri, i cili ka rezultuar me shoqërimin e një personi dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të pajisjeve ANTMINER që shërbejnë për prodhimin e BITCOIN.

Në asistencë të këtij operacioni i cili ka filluar në orët e hershme të mëngjesit,  janë angazhuar njësite të profileve të ndryshme policore, të cilat kanë qenë në mbështetje dhe përkrahje të Doganës së Kosovës në realizimin e kontrollit në veri të vendit, konkretisht në fshatin Trebice të komunës Leposaviq, ku janë konfiskuar 272 pajisje të ndryshme ANTMINER që shërbejnë për prodhimin e BITCOIN.

Mjetet e konfiskuara janë,

Antminer  S9i 14.0T-128 copë,

Antminer  S9  13.5T-117 copë,

Antminer  S9 13.0T-    5 copë,

Antminer  S9i 14.5T- 19 copë,

Antminer  S9 10.5T-   3 copë,

Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente në realizim të kontrollit ndaj veprimtarive ilegale, përderisa mjetet e dyshuara janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet kompetente do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja në nivel vendi, me qëllim të parandalimit të veprimtarive të ndryshme ilegale.

Shpërndaje në: