Policia shtyn grupin protestues për të liruar rrugën

Policia shtyn grupin protestues për të liruar rrugën

Forcat speciale të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të shtyjnë grupin protestues të banorëve të fshatit Mushtisht të Suharekës për të liruar rrugën për serbët që janë nisur të marrin pjesë në një festë fetare në këtë fshat.

Kohë pas kohe, situata po tensionohet pasi që Policia po shtyn protestuesit, të cilët kundërshtojnë ashpër këtë veprim, raporton Koha.net.

Ata thonë se serbët nuk duhet të vijnë këtu pa kërkuar falje për krimet e bëra ndaj popullatës shqiptare.

Vija e parë e protestuesve po u bën thirrje pjesës tjetër që të mos hedhin gurë e gjësende tjera të forta ndaj policisë.

 

Shpërndaje në: