Policia shtyn kerrin në mesnatë, qytetarit i plas gazi dhe i bën të fala polices që e dënoi (Video)

Policia shtyn kerrin në mesnatë, qytetarit i plas gazi dhe i bën të fala polices që e dënoi (Video)

Një qytetar i ka dërguar redaksisë tonë një video në të cilën shihen disa zyrtarë policorë duke e shtyrë veturën e Policisë së Kosovës që kishte mbetur në rrugë.

Dy-tre policë duket se janë gjetur në situatë të papërshtatshme pasi vetura e tyre mbeti në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, rreth orës 1.30 të mëngjesit, përcjell Periskopi.

Një qytetar i ka dërguar redaksisë videon duke “i bërë të fala” një polices që e kishte dënuar më herët.

Sidoqoftë, për fat të mirë, në video shihet se vetura policore arrin të ndezet dhe të ecën vetë.

Kujtojmë që Policia e Kosovës e ka shtuar frikshëm numrin e dënimeve bazuar në ligjin e pandemisë. /Periskopi 

Shpërndaje në: