Policia tregon si shkoi protesta për energjinë elektrike në Prishtinë

Policia tregon si shkoi protesta për energjinë elektrike në Prishtinë

Policia ka treguar se si ka shkuar protesta e djeshme kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, të mërkurën në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh, thuhet se protesta ka përfunduar pa asnjë incident.

“Është mbajtur një protestë nga shoqëria civile lidhur me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në protestë kanë marrë pjesë rreth dyqind protestues, pakënaqësitë e tyre i kanë shfaqur përmes mbishkrimeve të ndryshme. Rreth orës 12:30 protesta ka përfunduar dhe çdo gjë ka kaluar pa ndonjë incident. Njësitë policore gjatë gjithë kohës kanë monitoruar mbarëvajtjen e protestës”, thuhet më tej në raport

Shpërndaje në: