Policia vazhdon luftën kundër kontrabandimit me mallra nëpër kufijtë e vendit

Policia vazhdon luftën kundër kontrabandimit me mallra nëpër kufijtë e vendit

Policia gjatë dy ditëve ka zhvilluar një aksion të gjerë në veriun e vendin kundër kontrabandimit me mallra.

Gjatë ditës së sotme në Zveçan, është ndaluar një automjet i cili ishte i mbushur me mallra ushqimore të ndryshme, të cilat ishin kontrabanduar nga Serbia.

“Në vazhdën e parandalimit dhe luftimit intensiv të kontrabandës me mallra në një rast tjetër, sot, më 24.05.2022, rreth orës 11:30, njësi policore nga Sektori për Operativë, të Drejtorisë Rajonale Kufitare “Veriu”, bazuar në analizën e informacioneve, në vendin e quajtur Srbovac, komuna e Zveçanit, kanë ndaluar automjetin ‘VW Caddy’ me vozitës mashkull, automjet i cili ishte i ngarkuar me mallra të ndryshme ushqimore të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia”, njofton Policia përcjell Klankosova.tv.

“Automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në Terminal Doganor, është njoftuar prokurori kompetent, dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti ”Kontrabandim me mallra”, për procedura të mëtejme ligjore”.

Organet e rendit aksion të tillë kanë pasur edhe të hënën.

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Kornjan janë kapur pije të ndryshme alkoolike dhe joalkoolike.

“Policia Kufitare e Republikës ë Kosovës, mbrëmë më datë 23.05.2022, pas pranimit të informacioneve se në fshatin Kormnjan dyshohet se përmes rrugëve malore ,persona të dyshuar me një traktor janë duke kontrabanduar mall komercial në mënyrë ilegale, menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e tyre”.

“Policia ka arritur që në një lokacion në rrugë malore të gjejë një rimorkio të improvizuar për traktor. Në rimorkio janë gjetur të ngarkuara pije të ndryshme alkoolike, jo alkoolike,  përderisa në konsultim me prokurorin janë ndërmarrë veprime të tjera të nevojshme dhe është iniciuar rasti ”Kontrabandim me mallra”.

Shpërndaje në: