Policia vendoset para objektit të Qeverisë, pak para protesës së PSD’së

Policia vendoset para objektit të Qeverisë, pak para protesës së PSD’së

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë vendosur para objektit të Qeverisë së Kosovës, një orë para se të fillojë protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Policët janë vendosur para objektit të Qeverisë, pasi që organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se para këtij objekti do të mbahen fjalimet kryesore të protestës.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka bërë të ditur dje se protesta do të jetë paqësore.

 

Shpërndaje në: