Policia: Vrasja në Pakashticë nga pakujdesia, viktima dhe i dyshuari ishin baxhanakë

Policia: Vrasja në Pakashticë nga pakujdesia, viktima dhe i dyshuari ishin baxhanakë

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, thotë se vrasja që ndodhi në fshatin Pakashticë të Podujevës ishte nga pakujdesia pasi viktima dhe i dyshuari për ngjarjen kishin dalë për gjueti.

Për shkak të vështirësive të terrenit, në tërheqjen e trupit të pajetë ka asistuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë gjuetisë dyshohet se nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, prokurori i shtetit si dhe për shkak të terrenit të papërshtatshëm, kanë asistuar edhe FSK-ja për tërheqjen e trupit të pajetë. Trupi i pajetë, më pas është marrë nga mjekësia ligjore për obduksion”, thuhet në raport.

Ndërkohë, sipas informacioneve, besohet se i dyshuari me inicialet F.B., 34-vjeç, si dhe viktima M.K., 30-vjeçishin baxhanakë mes vete.

I dyshuari F.B., është arrestuar dhe është në ndalim me vendim të prokurorit, ndërsa në vendngjarje janë sekuestruar edhe dy armë e gjuetisë.

Shpërndaje në: