Policia zë dasmën ilegale në Prizren: Gjobitet organizatori, shpërndahen dasmorët

Periskopi.com Lajme

Një aheng familjar i organizuar sot në Gjonaj të Prizrenit, është ndërprerë nga policia.

Kështu ka bërë të ditur vetë policia, duke njoftuar se informatën e kanë pranuar rreth orës 11:45.

Policia ka bërë të ditur se pas informacioneve ka reaguar menjëherë në bazë të vendimit të Qeverisë, duke marrë masa ndaj organizatorit të cilit i është shqiptuar gjobë, ndërsa dasmorët të pranishëm janë shpërndare.

“Policia Rajonale në Prizren, vazhdimisht ka bërë thirrje për respektim të masave dhe ligjit për masat e veçanta dhe të përgjithshme të vendimit të Qeverise dhe ligjit anti-COVID19, andaj në të gjitha rastet do të veproje në bazë të kompetencave ligjore dhe do të marrë masat adekuate përkatëse”, thuhet në komunikatën e Policisë së Prizrenit.

Shpërndaje në: