Poligoni “Katana” në Obiliq: 24-vjeçari ka bërë vetëvrasje

Poligoni “Katana” në Obiliq: 24-vjeçari ka bërë vetëvrasje

Blendin Bytyqi, është  24-vjeçari që ndërroi jetë sonte në QKUK, pasi që u plagos me armë zjarri në poligonin e shenjëtarisë “Katana”, në Obiliq.

Rasti ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:45.

Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe Poligoni i Shenjtërisë “Katana”, përmes një postimi në Facebook.

“Me qellim të informimit të drejtë dhe me qëllim të parandalimit të thashethemeve dhe dezinformatave të shumta, e duke pasur respekt ndaj privatësisë se personave të përfshire në ngjarje, njoftojmë opinionin se para pak kohesh, në poligonin e shenjëtarisë ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: