Politico: ShBA-të janë të shqetësuara se Rusia mund t’i përdor armët kimike në Ukrainë

Politico: ShBA-të janë të shqetësuara se Rusia mund t’i përdor armët kimike në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, mund t’i përdor armët kimike në Ukrainë nëse trupat e tij vazhdojnë të humbin terren, raportohet të kenë vlerësuar zyrtarët e administratës Biden, shkruan Sky News.

Gjashtë persona me njohuri të çështjes thanë për Politico se Moska mund t’i përdor së pari armët kimike para se ta konsiderojë një konfrontim me NATO-n, transmeton Periskopi.

Shtetet e Bashkura kanë monitoruar nga afër përdorimin e mundshëm të armëve kimike në Ukrainë dhe kanë bërë thirrje që aleatët të jenë të përgatitur për një ngjarje të tillë.

Asnjë burim i inteligjencës nuk pretendon se një sulm kimik në Ukrainë është i pashmangshëm, thanë zyrtarët.

Në vend të kësaj, pritet se luftimet do të ngadalësohen gjatë muajve të dimrit.

Por zyrtarët, duke folur në kushte të anonimitetit, thanë se Rusia mund të tentojë t’i përdor armët kimike që janë lehtësisht të fshehura dhe që mund të jetë më e vështirë të fajësohet Moska.

Zyrtarët dhe ekspertët thanë për gazetën se disa armë mund të përdorën për sulme në masë duke i vendosur në sprej ose në municion. /Periskopi/

Shpërndaje në: