Politikanët që duan të zëvendësojnë Merkelin përplasen ashpër në tri debate televizive

Politikanët që duan të zëvendësojnë Merkelin përplasen ashpër në tri debate televizive

Tre politikanët që po luftojnë për të zënë ulësen e kancelares historike gjermane Angela Merkel janë përplasur ashpër në debate televizive në të cilat partia e kancelares ka dështuar të rifitojë momentumin e humbur.

Sondazhet para debatetit të parë televiziv sugjeruan një garë më të hapur se kurrë, me Olaf Scholzin e SPD-së me një epërsi të vogël ndaj Armin Laschetit të CDU-së dhe Annalena Baerbock të partisë së Gjelbër.

Por, debatatet nuk ndërruan mendimet e votuesve, me 36% që ishin për Scholzin, 30 për qind për Baerbockun dhe 25 për qind për Laschetin, raporton Guardian, përcjell Periskopi.

Në debatin e ashpër por respektues dy orësh që mbuloi edhe luftën në Afganistan, rritjen e përdorimit të dronëve ushtarë, krizës klimatike, masave anti-Covid dhe përdorimit të përemrave neutral gjinorë, Baerbock dhe Laschet provuan të bindnin votuesit pse duhet t’i votonin.

Laschet përshkroi ngjarjet e fundit në Afganistan si “katastrofale”. /Periskopi

Shpërndaje në: