Politikani austriak dorëhiqet shkaku i një kënge

Politikani austriak dorëhiqet shkaku i një kënge

 

Politikani austriak Christian Schlicher i Partisë së Lirisë ka dhënë dorëheqjen sot nën presionin e publikut pasi kënga e tij antimigrim provokoi reagime të ashpra në Austri dhe më gjerë.

Kjo u konfirmua nga zëvendëskryeministri Heinz-Cristian Strache, kolegu i partisë Christian Schilcher, i cili tha se do të largohej nga partia FPO.

Ai jep dorëheqjen si zëvendës kryebashkiak i Braunau në Ina, ndryshe vendlindja e Adolf Hitlerit.

Në këngën Schlicher krahasohen migrantët me minjtë dhe paralajmërojnë për rrezikun e përzierjes së kulturave, njoftoi media austriake.

Kancelari Sebastian Kurz reagoi ashpër,  duke kërkuar që dega e partisë së tij në Austrinë e Epërme të distancohej nga kënga.

“Zgjedhja e fjalëve është e neveritshme, çnjerëzore dhe thellësisht raciste “, tha ai/

Shpërndaje në: