‘Politikë e pafytyrë’, s’jemi si ju’- Kadri Veseli e Albin Kurti replikë të ashpër në Kuvend
Sot në Kuvend ku po diskutohet për vdekjen e aktivstit Astrit Dehari në burg, ka pasur një replikë të ashpër ndërmjet kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe kryetarit të VV-së, Albin Kurti.
Veseli ka thënë se me Kurtin pajtohet vec për një çështje, ndërkohë i ka thënë se ai po tenton të formojë një politikë të pafytyrë në Kosovë.
‘Unë ka me u pajtu me Albin Kurtin për një cështje. Politika e ka çuar në vdekje. Kjoë shtë e vërtetë. Kjo politikë që është e pafytyrë, që vec pushtetin e don, që mës së paku I duhet Kosovës. Këtë politikë që je tu e formu ti Albin Kurti’.
Menjëherë ka replikuar Kurti, duke thënë se VV është partia që më së paku e do pushetin me kusht dhe që të tërë jetën kanë qëndruar në opozitë.
‘Ne nuk e duam pushtetin me kusht. Jemi na, tërë jetën në opozitë. Njerëz të pakorruptuar, jetojmë me qera, s’bahemi kurrë si ju. E keni shitë shtetin.’, I ka thënë Kurti Veselit, trasmeton Periskopi.
Pastaj Veseli I tha se ‘Kjo puna e moralizmit me shitë banesa e me i pasë në konto 85 mijë euro. Nejse nuk po më bën përshtypje. E keni shitë Mitrovicën e Kosovës, është akuzë banale.’
‘Cdo inciciaticë të cilën dëshironi, cdo institut ndërkombëtar, cdo shtet që mendoni se është më korrent se Kosova ndaj Astrit Deharit e familjes së tij duhet të shkojmë deri në fund. Por duhet ta pranoni pastaj të vërtetën.’, ka thënë Veseli./Periskopi/



