Politologu kosovar: Mos u fshehni pas gjatësisë së Ramës, bëni politika rajonale prej të cilave fiton Kosova

Politologu kosovar: Mos u fshehni pas gjatësisë së Ramës, bëni politika rajonale prej të cilave fiton Kosova

Politologu, Avdi Smajljaj ka komentuar qasjen e politikës së jashtme të Kosovës karshi kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Smajljaj përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që politika e jashtme e Kosovës të bëj politika rajonale prej të cilave fiton Kosova e qytetarët e saj.

“Bëni politika rajonale prej të cilave fiton Kosova e qytetarët e saj, mos u fshehni pas gjatësisë së Ramës. Nuk jeni votuar e nuk e keni luksin e kohën që tëre politika jonë rajonale të merret me personalitetin e Ramës. Mund të merreni, por është qasje shterpë, jo frytëdhënëse”, shkruan Smajljaj, përcjell Periskopi.

Postimi i plotë pa ndërprerje i z. Smajljaj:

Politika e jashtme e Kosovës: Edi Rama nuk është patriot sa duhet.

Politika e jashtme e Kosovës ndaj rajonit: Edi Rama nuk e do Kosovën.

Politika e Kosovës për integrimet rajonale: Edi Rama është kundër Kosovës.

Politika e Kosovës për marrëdhëniet fqinjësore: Edi Rama punon për Serbinë.

Politika e Kosovës për procesin e Berlinit: Edi Rama synon të jetë baba e kështu s’bënë.

Politika e Kosovës për Open Balkan: Edi Rama saboton Kosovën.

Kaq e pasur, substanciale, dhe e qartë është politika e jashtme rajonale e Kosovës.

E thjeshtë fare.

Bëni politika rajonale prej të cilave fiton Kosova e qytetarët e saj, mos u fshehni pas gjatësisë së Ramës. Nuk jeni votuar e nuk e keni luksin e kohën që tëre politika jonë rajonale të merret me personalitetin e Ramës.

Mund të merreni, por është qasje shterpë, jo frytëdhënëse.

 

Shpërndaje në: