Polonia i dhuron Kosovës 100 mijë doza të vaksinës Pfizer

Polonia i dhuron Kosovës 100 mijë doza të vaksinës Pfizer

Në Kosovë po vijnë edhe 100 mijë doza të vaksinës Pfizer, dhuratë nga Polonia.

Lajmi u bë i ditur nga presidentja Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter.

“Për më tepër, sot u informova nga autoritetet e Polonisë se do t’i dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer në Kosovë. Faleminderit Polonisë dhe të gjithë aleatëve tannë që kanë qëndruar pranë nesh gjatë kësaj kohe të vështirë për shkak të pandemisë”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në: