Polonia përgatitet nga sulmi i mundshëm rus: Blenë armë nga Koreja Jugore

Polonia përgatitet nga sulmi i mundshëm rus: Blenë armë nga Koreja Jugore

Kompanitë koreane pritet të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi me Ministrinë polake të Mbrojtjes për shitjen e një game të gjerë armësh.

Pas lobimit me sa duket të suksesshëm nga Presidenti Yoon Suk-yeol gjatë samitit të fundit të NATO-s, një zyrtar i lartë në zyrën presidenciale të Koresë së Jugut u takua me drejtuesit e kompanive të sipërpërmendura për të rënë dakord mbi sasinë e armëve që synojnë të eksportojnë, si dhe çmimin e tyre dhe kohën e dërgimit.

Qeveria polake thuhet se është tashmë në bisedime me Hyundai Rotem Corporation për të blerë tanke të llojit K-2 dhe KAI, si dhe për të blerë avionë FA50.

Ata synojnë të nënshkruajnë një kontratë afatgjatë me Hanwha Defense për furnizimin e obusëve vetëlëvizës të blinduar K9.

Më konkretisht, Huyndai Rotem është duke negociuar me Poloninë për të ofruar 180 tanke K2 (me vlerë 3 trilion KRV, ose 2.3 miliardë dollarë) deri në vitin 2024, dhe polakët mund të blejnë 400 tanke të tjera K2 deri në vitin 2030, me vlerë 8 trilion KRW, ose 6.1 miliardë dollarë. KAI po diskuton shitjen e 48 avionëve sulmues të lehtë FA50 për 3.4 trilion KRW, ose 2.6 miliardë dollarë. Polonia planifikon gjithashtu të blejë 670 armë vetëlëvizëse K9 me vlerë 4-5 trilion KRW, ose 3-3.8 miliardë dollarë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes polake nuk pranoi të jepte ndonjë detaj në lidhje me negociatat me koreanët, duke thënë se të gjitha informacionet rreth blerjes do të publikohen së shpejti.

“Negociatat në vazhdim nuk kanë të bëjnë vetëm me prokurimin e pajisjeve ushtarake për të forcuar forcat e armatosura polake, por edhe me bashkëpunimin midis industrive tona”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes polake për Defense News.

Eksporti në Poloni do të ishte shitja e parë e armëve e Koresë së Jugut në një vend evropian dhe mund të shënojë fillimin e një tendence të re.

Përveç Polonisë, kompanitë koreano-jugore planifikojnë të aplikojnë për tenderë në Norvegji, Australi, Malajzi dhe Kolumbi.

Shpërndaje në: