Pompeo konfirmon takimin me Vuçiqin ku do të flasin për Kosovën

Pompeo konfirmon takimin me Vuçiqin ku do të flasin për Kosovën

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, e ka konfirmuar në faqen e tij në internet se do të ketë takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan Periskopi.

Sipas faqes zyrtare të Pompeos, takimi do të mbahet më 20 gusht në Neë York.

“Sekretari amerikan i shtetit Michael R. Pompeo do të udhëtojë për në Neë York më 20 gusht, për të marrë pjesë në debatin e Këshillit të Sigurimit të OKB’së”, thuhet në njoftimin në faqen e Pompeos.

Në Këshillin e Sigurimit do të mbahet debat për sfidat në paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.

“Sekretari do të ketë takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB’së, Antonio Guterres si dhe me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq”, thuhet në njoftim, përcjell Periskopi.

RTS serbe ka raportuar se biseda mes Pompeos dhe Vuçiqit do të zhvillohet kryesisht për Kosovën./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: