“Por, ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori…”, qysh i ndërroi fjalët Besnik Bislimi për dinarin serb

“Por, ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori…”, qysh i ndërroi fjalët Besnik Bislimi për dinarin serb

Se zv.kryeministri, Besnik Bislimi, i ndërron fjalët dhe ndryshon qëndrim nuk është hera e parë që e bën. Një veprim të tillë “e zbuloi” emisari i BE-së, Miroslav Lajçak pas takimit që pati në Prishtinë me kryenegociatorin kosovar, shkruan Periskopi. Në këtë takim, Lajçak njoftoi se është diskutuar për çështjen e dinarit serb, një vendim […]

Në këtë takim, Lajçak njoftoi se është diskutuar për çështjen e dinarit serb, një vendim ky i marrur nga BQK-ja, ku ky vendim sovran i Kosovës “nuk do ta dërgonte Bislimin në Bruksel për të diskutuar në një tavolinë me Petkoviqin”.

“Por, ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Unë shkoj atëherë kur bisedohet për Marrëveshjen Bazike. Kështu që do të shohim se kush do të shkojë që të bisedojë për dinarin, por nuk është nga ekipi i kryenegociatorit”, ishin fjalët e Bislimit pas ftesës së hapur që Lajcak ua dërgoi Kosovës dhe Serbisë për një takim në Bruksel.

Ndryshe njoftoi sot, Miroslav Lajçak vetëm pak minuta pasi doli nga takimi me Besnik Bislimin.

Ai njoftoi se do t’i ftojë Kosovën dhe Serbinë për një raund të ri të dialogut në nivel të kryenegociatorëve për çështjen e ndalimit të dinarit serb në territorin kosovar.

Planifikoj që në ditët në vijim të organizoj një takim tjetër në nivel të kryenegociatorëve, andaj kjo është edhe arsyeja kryesore e vizitës në Prishtinë”, deklaroi emisari sllovak pas takimit që zhvilloi me shefin e ekipit negociator të palës kosovare, ku ndër të tjera u diskutua edhe për “hapat e radhës” drejt zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese midis Kosovës dhe Serbisë.

“Takimi ishte konstruktiv, sikurse ishte në Bruksel. Kemi pasë disa pyetje për hapat që kanë tejkaluar kompetencat e delegacioneve në Bruksel. Kjo vizitë ishte pjesë e takimeve të rregullta që kemi pasë në takimet e shefave të delegacioneve të të dyja vendeve”, ka thënë Lajçak.

“Do t’i analizojmë përgjigjet për këtë çështje. Është një proces dhe duhet të jemi të sigurt që njerëzit të mos ndikohen negativisht nga vendimi për çështjen e valutës”.

Rregullorja e BQK-së për valutën

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), e cila u publikua më 17 janar dhe hyri në fuqi më 1 shkurt, e bën euron valutë të vetme për pagesa në Kosovë.

Ajo nxiti reagime nga komuniteti serb që pranon pagesa në dinarë nga Serbia që nga paslufta më 1999.

Një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare kërkoi nga Qeveria e Kosovës që ta tërheqë këtë vendim, ndërsa një pjesë tjetër kërkoi që ta shtyjë, derisa qytetarët të informohen më mirë.

BQK-ja tha se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj, nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

Shqetësuese është fakti se si Kosova ka pasur një prishtje të partneritetit me aleatin kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë gjë disa herë brenda një kohe të shkurtër e ka thënë edhe vetë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili edhe ua kishte “plasur” në sy krerëve të shtetit për një rrezik të tillë.

“Ne kemi shpresuar se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti do të angazhohej, siç bëjnë partnerët, për ta zgjidhur këtë çështje se bashku, në vend se të merren veprime në mënyrë të njëanshme… ne jemi të shqetësuar që Qeveria e Kurtit nuk e ka bërë këtë. Çfarëdo sugjerimi se gjërat janë në rregull, se ne të gjithë ne pajtohemi me njëri-tjetrin, nuk është aspak e vërtetë. Ne jemi të shqetësuar dhe të frustruar dhe mendoj se toni i ndihmëssekretarit O’Brien e pasqyron këtë shumë qartë”, deklaroi Hovenier. /Periskopi/

Lajçaku pas takimit: Bislimi pritet të negociojë edhe me Petkoviçin për dinarin

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit