PornHub sulmohet ashpër pasi po lejon video me seks përdhunues e abuzues

PornHub sulmohet ashpër pasi po lejon video me seks përdhunues e abuzues

Një peticion online po akuzon Pornhubin, faqen më të madhe pornografike me qasje të hapur, se po nxjerr përfitime nga videot e dhunimit dhe nga abuzimi seksual. Ky peticion ka arritur 350 mijë nënshkrime.

Pornhumbi është faqja më e madhe pornografike në botë dhe u vizitua 42 miliardë herë gjatë vitit të kaluar. Ka qasje të lirë, dhe nuk ka asnjë kufizim moshe dhe nxjerr të hyrat nga promocionet dhe reklamat nga prodhuesit e pornografisë.

Kjo kompani akuzohet se ka neglizhuar kontrollet dhe sigurinë e njerëzve nga 6 milionë video që postohen për çdo vit, shumica nga prodhues amatorë. Përgjatë vitit të kaluar kompania është përballur me shumë pretendime se disa nga këto video përmbanin dhunë dhe video abuzuese që ishin postuar gjerësisht në këtë faqe.

Peticioni ndërkohë ishte filluar nga një grup i quajtur “Exodus Cry in the US” por po mbështetet nga aktivistët edhe në vende të tjera të botës, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi

“Kjo është një kompani që gjeneron miliona në reklamim dhe në anëtarësimet e njerëzve nëpër forume e megjithatë nuk ka sistem efektiv për të verifikuar moshën apo për t’u pajtuar me kushtet e përdorimit,” tha themeluesja e Exodus Cry, Laila Mickelwait.

Mindgeek – e cila e ka në pronësi kompaninë e ka bazën në Luksemburg por ka zyre në Montreal, Londër, Nikozi dhe në Los Angjelos – ka mohuar pretendimet, duke insistuar se ka procedura për heqjen e përmbajtjes ilegale. /Periskopi

Shpërndaje në: