Poroshenko: Vizita e Tillersonit, sinjal i fuqishëm i mbështetjes amerikane

Presidenti i Ukrainës, Petro Porshenko, tha sot se vizita në Kiev e sekretarit amerikan të shtetit, Rex Tillerson, është sinjal “i fuqishëm” për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për vendin e tij.

Në konferencën e përbashkët për gazetarë në Kiev, pas bisedimeve të zhvilluara, të dy zyrtarët e lartë shpallën se i dërguari i ri amerikan për luftën në pjesën lindore të Ukrainës, Kurt Volker, do të qëndroj në Kiev për disa ditë, për shtytje të implementimit të Marrëveshjeve të Minskut për përfundimin e konfliktit.

Sekretari Tillerson tha se Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera me mungesën e progresit në implementimin e këtyre marrëveshjeve, që janë arritur para dy vitesh.

Ai, po ashtu, e ka riafirmuar qëndrimin se Uashingtoni nuk do t’i tërheq sanksionet kundër Rusisë, derisa të ripëtrihet integriteti territorial i Ukrainës.

Tillerson tha se ripërtritja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës është “qëllim primar i Shteteve të Bashkuara”.

Ai ka kërkuar që Kievi t’i vazhdoj “reformat ekonomike dhe ato kundër korrupsionit”.

Prej vitit 2014, nga lufta në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, janë vrarë më se 10 mijë vetëPresidenti i Ukrainës, Petro Porshenko, tha sot se vizita në Kiev e sekretarit amerikan të shtetit, Rex Tillerson, është sinjal “i fuqishëm” për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për vendin e tij.

Në konferencën e përbashkët për gazetarë në Kiev, pas bisedimeve të zhvilluara, të dy zyrtarët e lartë shpallën se i dërguari i ri amerikan për luftën në pjesën lindore të Ukrainës, Kurt Volker, do të qëndroj në Kiev për disa ditë, për shtytje të implementimit të Marrëveshjeve të Minskut për përfundimin e konfliktit.

Sekretari Tillerson tha se Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera me mungesën e progresit në implementimin e këtyre marrëveshjeve, që janë arritur para dy vitesh.

Ai, po ashtu, e ka riafirmuar qëndrimin se Uashingtoni nuk do t’i tërheq sanksionet kundër Rusisë, derisa të ripëtrihet integriteti territorial i Ukrainës.

Tillerson tha se ripërtritja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës është “qëllim primar i Shteteve të Bashkuara”.

Ai ka kërkuar që Kievi t’i vazhdoj “reformat ekonomike dhe ato kundër korrupsionit”.

Prej vitit 2014, nga lufta në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, janë vrarë më se 10 mijë vetë.

Shpërndaje në: