Portali boshnjak telefonon Radojçiqin, personi që i përgjigjet thotë se ai është duke u trajtuar

Millan Radoiçiq, njëri nga liderët e Listës Serbe, është raportuar se ka mbetur i plagosur gjatë sulmit të djeshëm terrorist në Kosovë, raporton mediumi boshnjak “Istraga”.
Mediumi në fjalë tha se sot në disa raste ka tentuar që të kontaktojnë me Radoiçiqin, i dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Ata tregojnë se fillimisht, një person i panjohur i cili i është përgjigjur numrit të tij të telefonit ka thënë se “nuk është Radoiçiq”, ndërsa më pas, “i njëjti person ka pohuar se Radoiçiq është mirë dhe se është duke u trajtuar’.
Sipas informacioneve të portalit boshnjak, Radoiçiq ndodhet në Serbi dhe po merr trajtim mjekësor.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot deklaroi se në automjetet që u sekuestruan në Banjskë janë gjetur edhe dokumente të Radojiçiqit, që ndodhet në listën e zezë të ShBA-së.
“Në këto materiale, po ashtu kemi gjetur dokumente të kriminelit që poashtu është në listën e zezë të ShBA-së, Milan Radojicic, dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të tij në këtë aksion”, tha ai.
Milan Radojičić, jedan od čelnika Srpske liste, ranjen je tokom terorističkog napada na Kosovu, saznaje @IstragaB Danas smo, u nekoliko navrata, pokušali stupiti u kontakt sa Radojičićem. Prvo je nepoznata osoba koja se javila na njegov broj telefona rekla da “nije Radojičić”,… pic.twitter.com/gqR8Nu00P3
— Istraga.ba (@IstragaB) September 25, 2023