Porti i Thatë i Prishtinës s’ia lë thatë fytin Serbisë: Mallrat do të kalojnë edhe në këtë shtet fqinj

Porti i Thatë i Prishtinës s’ia lë thatë fytin Serbisë: Mallrat do të kalojnë edhe në këtë shtet fqinj

I famshmi Porti i thatë i Prishtinës që do të jetë degë e Portit ‘të lagur’ të Durrësit, do të shërbejë mallra edhe për vendet e rajonit, përfshirë Serbinë.

Kështu tha ministri Liburn Aliu, në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

“Ky rrjet hekurudhor dhe ky lloj transporti nuk mund të jetë mjaftueshëm profital nëse nuk është i kyçur në korridore.

Këto mallra do të mund të shpërndahen në të gjithë rajonin. Porti i thatë i Prishtinës, do të jetë i Portit të Durrësit.

Të gjitha mallrat që do të vijnë, aktualisht vijnë vetem për Kosovën, por në momentin që realizojmë këtë hapësirë infrastrukturore, atëherë Porti i thatë i Prishtinës do të shërbejë për gjithë regjinonin.

Hekurudhat në vazhdim që është si projekt që është në drejtim të Leshakut, do të mund t’i shpie këto mallra në korridorin 10, respektivisht drejt Serbisë por edhe Evropës”, tha Aliu./Periskopi

Shpërndaje në: