Portieri i Burkina Fasos dhuroi festim që nuk keni parë më herët pasi u sigurua çerekfinalja e AFCON

Periskopi.com Sporti

Portieri i Burkina Fasos, Herve Koffi dhuroi një festim të jashtëzakonshëm pasi Kombëtarja e tij mposhti Gabonin për të arritur në çerekfinale të Kupës së Kombeve Afrikane, të dielën.

Përballja shkoi në vazhdime, pasi autogoli i Adama Guiras anuloi golin e epërsisë nga Bertrand Traore në pjesën e parë.

Në total 14 kartonë të verdhë u ndanë nga gjyqtari Redouane Jiyed përgjatë 120 minutave, derisa mbrojtësi i Gabonit, Sidney Obissa u përjashtua në minutën e 87 pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, transmeton Periskopi.

Gola të tjerë nuk pati në vazhdime, por çmenduria erdhi në gjuajtjen e penalltive.

Gjashtë penallti u huqën dhe 13 u konvertuan – e fundit prej të cilave u konkretizua nga Ismahila Quedraogo.

Edhe pse ishte Quedraogo ai që shënoi penalltinë vendimtare, festa e mesfushorit mbeti nën hijën nga paraqitja e jashtëzakonshme e Koffit me akrobacione.

Posa topi tundi rrjetën e Gabonit, Koffi dhuroi katër rrotullime prapa, para se ta mbyllte me një rrotullim të dyfishtë në ajër.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/