Portieri i Uellsit ka bërë një prej gabimeve më të rënda – mund t’i kushtojë me Kampionatin Botëror

Portieri i Uellsit ka bërë një prej gabimeve më të rënda – mund t’i kushtojë me Kampionatin Botëror

Kombëtarja e Uellsit mund të mbetet jashtë Kampionatit Botëror 2022, dhe krejt kjo mund t’i faturohet portierit të skuadrës.

Portieri i Uellsit, Danny Ward ka dhuruar një prej sekuencave më komike dhe njëkohësisht më të dhimbshme që mund t’i shihni, përcjell Periskopi.

Ai humbi fokusin për një moment dhe nuk arriti ta ndalonte topin që i erdhi në mënyrë të lehtë në zonë, duke bërë kështu që topi të përfundonte përtej vijës së golit.

Ai arriti të godiste topin para se të kalonte vijën, por për fatin e tij të keq, topi goditi në shtyllë dhe u kthye në gol.

Ky gol i humbi epërsinë Uellsit dhe tani ata rrezikojnë kualifikimin. Më poshtë mund të shihni golin për të cilin bëhet fjalë. /Periskopi/

Shpërndaje në: