Portugalia ia bën gati valixhet për shtëpi Marokut (Video)

Portugalia ia bën gati valixhet për shtëpi Marokut (Video)

Portugalia e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Marokun

Kombëtarja e udhëhequr nga Fernando Santos vuajti në përballjen kundër Marokut, por përsëri arriti që të arkëtoi tre pikë, shkruan Periskopi.

Cristiano Ronaldo ishte vendimtar për Portugalinë pasi shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e pestë.

Tani, Portugalia i prinë Grupit B me katër pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Maroko nuk ka asnjë pikë dhe pas ndeshjes me Spanjën do t’i bëjë gati valixhet për t’u rikthyer në shtëpi. /Periskopi/

Shpërndaje në: