Poshtërsia ka emër: Vozitësi xhip-zi ushtron terror akustik ndaj vozitëses në Prishtinë (Video)

Poshtërsia ka emër: Vozitësi xhip-zi ushtron terror akustik ndaj vozitëses në Prishtinë (Video)

Një lexues i Periskopit ka dërguar një video ku shfaqen pamje shqetësuese dhe terrorizuese të një ndodhie mjaft të rëndë që ka ndodhur në Prishtinë. 

Në videon në fjalë shohim një veturë të bardhë që po vozitej nga një grua, dhe e cila duket se ka vështirësi në ngarjse ose probleme në veturë.

Por, aspak mirëkuptues nuk është vetura mbrapa saj, një xhip i zi luksoz, që i bie borisë pa pushim duke terrorizuar akustikisht shoferen por edhe gjithë mëhallën te Posta e Kosovës, përcjell Periskopi.

Më pas, duket se shoferja në fjalë nervozohet dhe e ngadalëson me qëllim veturën e saj, sa për ta bërë edhe më nervoz xhipziun që i bie pa pushim borisë.

 

Shpërndaje në: