Postimi brilant i Europa Leagues për Lirim Kastratin, pas paraqitjes heroike për Legian sonte

Postimi brilant i Europa Leagues për Lirim Kastratin, pas paraqitjes heroike për Legian sonte

Ka përfunduar ndeshja Spartak Moska – Legia e Varshavës, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e parë në Evropa Ligë.

Kur po dukej se ndeshja do të përfundonte me barazim 0-0, në skenë doli Ernest Muçi, i cili me anë të një super deportimi në krahun e majtë, asistoi për Lirim Kastratin, i cili shënoi gol në portë të zbrazët, shkruan Periskopi.

Ky ishte goli i parë i Kastratit me Legian e Varshavës, ku edhe i dha tre pikët e plota kampionit të Polonisë.

Dhe tash, llogaria zyrtare e Europa Leagues i ka dedikuar një postim Kastratit, të cilin mund ta shikoni më poshtë, e që shkruhet:

”Lirim Kastrati, heroi, derisa Legia mposhti Spartakun në kohën shtesë. A do të kalojnë në fazën tjetër?” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: