Postimi emocionues i Zenelit: Ndihem i zbrazët

Postimi emocionues i Zenelit: Ndihem i zbrazët

Arbër Zeneli ka qenë një prej figurave më të dhimbshme te Kombëtarja e Kosovës dhe Reims në vitin e fundit.

Kjo pasi, në periudhën më të mirë të tij, ai pësoi një dëmtim të rëndë që e la jashtë për nëntë muaj derisa ishte i angazhuar me “Dardanët”, shkruan Periskopi.

Me t’u rikuperuar, ai bëri një paraqitje të shkurtër për skuadrën, por kjo ishte e tëra, pasi pandemia e koronavirusit pastaj gjymtoi tërë globin.

Se sa i mungon futbolli dhe si ndihet pa të, Zeneli e ka zbuluar për mrekulli përmes një postimi në Instagram.

“Imagjinoni të mos luani një ndeshje të plotë për një vit? Ndihem i zbrazët pa topin, mezi pres të rikthehem për sezonin e ri,” ka shkruar Zeneli. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: