Postimi i dhimbshëm i futbollistit të Ferizajt: Qysh me zvogëlu rrogën kur s’jam pagu që tre muaj?

Postimi i dhimbshëm i futbollistit të Ferizajt: Qysh me zvogëlu rrogën kur s’jam pagu që tre muaj?

Pandemia e koronavirusit e ka gjymtuar futbollin kosovar, njejtë si atë evropian dhe botëror.

Klube të caktuara të Superligës dhe jo vetëm, ende përballen me probleme financiare, e një prej tyre është Ferizaj, shkruan Periskopi.

Kriza e këtij klubi është tashmë shumë mirë e dokumentuar, me futbollistët që kanë muaj pa u paguar.

Në fakt, që tre muaj lojtarët e Ferizajt nuk kanë marrë rroga.

Sigurisht, kjo është shumë e dhimbshme, pasi futbolli kërkon përkushtim dhe pamundëson aktivizimin në ndonjë profesion tjetër.

Viktor Kuka, mbrojtësi i Ferizajt, është ai që së fundmi i është adresuar masës duke nënvizuar problemet financiare të klubit.

“Qysh me zvoglu rrogën kur skom marr qe 3 muj!?,” ka shkruar ai në Facebook. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: