Postimi skandaloz i profesoreshës nga Shkupi për tragjedinë në Maqedoni (Foto)

Postimi skandaloz i profesoreshës nga Shkupi për tragjedinë në Maqedoni (Foto)

Profesoresha e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Shkupit, Biljana Vankovska, ka bërë një postim skandaloz në profilin e saj në Facebook, në momentin kur Maqedonia po përballet me tragjedinë e aksidentit.

Ajo shkruan në Facebook: “Çfarë tragjedie dhe ironie. Karpallak”.

Kjo ka shkaktuar reagime të shumta në Facebook, pasiqë Karpallaku është vendi ku ishin vrarë dhjetëra forca ushtarake maqedonase në konfliktin 2001 dhe kështu, profesoresha e Universitetit lë të nënkuptohet se kjo është edhe ‘ironike’.

Ndryshe, aksidenti me deri tani, të paktën 13 të vdekur, ka ndodhur në autostradën Shkup- Tetovë, 10 kilometra larg vendit ku i referohet profesoresha me mesazhin e saj në postim, në Karpallak. /Periskopi

Shpërndaje në: