Potera tregon me kë do të bëjë koalicion Vetëvendosje në Podujevë

Potera tregon me kë do të bëjë koalicion Vetëvendosje në Podujevë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Ajet Potera ka thënë se kryetari aktual i kësaj komune, Agim Veliu ka shpenzuar 50 mijë euro vetëm për derivate shkruan Periskopi.

Në debatin zgjedhor në televizionin publik, Potera the se VV me ato para do të ndërtojë katër shtëpi për familjet në nevojë.

Tutje, ai deklaroi se Vetëvendosje në Podujevë koalicion do të bëjë me qytetarët, me të cilët do të qeverisin./Periskopi

Shpërndaje në: