Pothuajse e kryer: Kounde do të transferohet tek Barcelona

Pothuajse e kryer: Kounde do të transferohet tek Barcelona

Jules Kounde do të jetë lojtar i Barcelonës sezonin e ardhshëm.

Gjatë orëve të ardhshme pritet të bëhet zyrtarizimi i Jules Kounde te skuadra e Barcelonës.

Barcelona kishte një marrëveshje me mbrojtësin francez dhe tani ka arritur një  të tillë edhe me skuadrën e Sevilla.

Sipas ‘TV3’, Barcelona do të paguajë 50 milionë euro fikse + 10 milionë të tjera si bonuse.

Konfirmimi i këtyre raportimeve thuhet se tashmë është vetëm çështje kohe.

Lojtari tash e sa kohë ka ndarë mendjen e tij për të luajtur me katalanët, duke refuzuar edhe një ofertë të Chelsea.

Gerard Romero më herët gjatë ditës ka thënë se familja e lojtarit është duke parë shtëpinë ku do të jetojnë, në Barcelonë.

Shpërndaje në: