Powerpoint-i po i bën studentët budallenj dhe profesorët të mërzitshëm: Duhet ta ndalojmë

Powerpoint-i po i bën studentët budallenj dhe profesorët të mërzitshëm: Duhet ta ndalojmë

 

A besoni përnjëmend se duke e shikuar një ligjërues duke lexuar qindra ‘sllajde’ të PowerPoint-it, ju bën më të mençur?

I shtrova këtë pyetje një klase me 105 studentë të shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë softuerike semestrin e fundit. Në artikull në “The Conversation” argumentonte që universitetet duhet ta ndalojnë PowerPointin sepse i bën studentët budallenj dhe profesorët të mërzitshëm, përkthen Periskopi.

Pajtohem plotësisht. Sidoqoftë, shumica e universiteteve e shpërfillin këtë këshillë të mençur sepse në vend se të masin suksesin me atë se sa shumë mësojnë studentët, ato e masin suksesin me se sa të kënaqur janë studentët, mes gjërave tjera.

Çka e bën kaq të keq PowerPointin?

Mbështetja e tepruar në ‘sllajde’ ka kontribuar në besimin absurd se të presësh nga studentët që të lexojnë libra, të marrin pjesë në kurse, të marrin shënime e të bëjnë detyra është e paarsyeshme.

Kurset e dizajnuara në ‘sllajde’ kështu propagojnë mutin që studentët mund të shkathtësohen dhe bëhen më të ditur pa punuar me dhjetëra libra, qindra artikuj dhe mijëra probleme.

Një shqyrtim mbi PowerPointin gjeti se ndërsa studentëve iu pëlqente kjo platformë mësimi, në fakt ajo nuk rriste mësimnxënjen apo notat. Ta pëlqesh një gjë, nuk e bën atë efektive.

Kërkimet krahasimore mbi mësimdhënien të bazuara në ‘sllajde’ kundër metodave tjera si mësimi i bazuar te problemet – ku studentët zhvillojnë dijen dhe shkathtësinë duke konfrontuar probleme reale – në mënyrë predominante mbështesin metodat alternative.

PowerPointët janë helmues për edukimin për këto tri arsye kryesore:

1.Ato diskurajojnë të menduarit në mënyrë komplekse.

2.Vlerësimi i leximit të studentëve më ka bindur se kur shumica e kurseve bazohen në ‘sllajde’ studentët e mendojnë kursin veç si një varg ‘sllajdesh’. Profesorët e mirë që paraqesin kompleksitetin realistik dhe ambiguitetin kritikohen si të paqartë.

3.’Sllajdet” diskursajojnë pritjet e arsyeshme. Kur e përdorja PowerPointin, studentët prisnin që sllajdet të përmbanin çdo detaj të nevojshëm për projektet, testet dhe detyrat. Pse do të humbte kohë dikush duke lexuar një libër apo duke shkuar në klasë kur mund të marrin A thjesht duke mësuar nga sllajdet në pizhamet e tyre në shtëpi?

Matja e gjërave të gabuara

Nëse sllajdet janë aq të këqija, atëherë pse janë bërë kaq popullore?

Universitetet e masin kënaqjen e studentëve por nuk e masin mësimin e tyre.

Spitalet masin sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë. Korporatat masin të ardhurat dhe profitin. Qeveritë masin papunësinë dhe rritjen e prodhimit. Edhe portalet madje e masin lejueshmërinë. Por universitetet nuk e masin mësimin e nxënësve, për çka edhe ekzistojnë.

Kur të fillojmë të masim mësimin, rezultatet nuk do të jenë të mira. Hulumtuesit amerikanë gjetën se një e treta e studentëve amerikanë nuk kishin arritur kurrfarë mësimi përgjatë katër viteve studime.

Ata i testuan studentët në fillim, mes dhe fund të studimeve të tyre. Por, rezultatet ishin të dobëta.

Dr.Paul Ralph është profesor në Universitetin e Aucklandit.

Shpërndaje në: