Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thurur lavde të hatshme për krenarinë e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi.

Periskopi.com Sporti

Kjo ndodhi në ceremoninë pensionuese të Kelmendit, ku po marrin pjesë figura të njohura të skenës politike dhe jo vetëm.

Në fjalën e saj, Osmani u shpreh:

”Ajo është vërtetë heroina jonë. Kosova për herë të parë u përfaqësua në Lojërat Olimpike në Rio 2016 me Majlindën dhe qysh herën e parë fitoi të artën.

”Ajo është e para që i dha jehonë vendit tonë të vogël. Kjo forcë e pathyeshme ishte dhe vazhdon të jetë frymëzim për vajzat e Kosovës dhe përtej. Kjo është Majlinda.

”Pa Majlindën dhe pa modelin që ajo u dha të rinjëve tanë, sot nuk do ta kishim as Distrinë e as Norën.” /Periskopi.com/