Prehu në paqe: Vdes veterani i UÇK-së, Alush Krasniqi

Prehu në paqe: Vdes veterani i UÇK-së, Alush Krasniqi

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë (UÇK), Alush Krasniqi nga fshati Drenoc i Malishevës.

Krasniqi ka punuar si mësimdhënës në shkollën “Visar Krasniqi” në vendlindje dhe i kishte mbetur edhe një vit pune deri në pensionim.

I ndjeri ishte pjesëtar i Brigadës 122 “Imer Krasniqi”.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë kryetari i veteranëve të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 15:30, në vendlindjen e tij, në Drenoc.

Shpërndaje në: