Presidentja kroate puth Kupën e Botës dhe ngushëllon lojtarët me nga një përqafim të ngrohtë (Video)

Presidentja kroate puth Kupën e Botës dhe ngushëllon lojtarët me nga një përqafim të ngrohtë (Video)

Franca ngriti në qiell për herë të dytë në histori trofeun e Kupës së Botës. Skuadra e Deshamp mposhti me rezultatin 4-2 Kroacinë e Daliç.

Në momentin e ceremonisë së dorëzimit të trofeut dhe të medaljeve nuk munguan momentet pikante. Një shi i rrëmbyer nisi në momentin që skuadrat u ngjitën në podium për të marrë medaljen.

Putin dhe Ceferin ishin të vetmit që arritën t’i bënin ballë shiut me çadër, ndërkohë që Presidenti i Francës, Makron dhe ajo e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, u bënë qull nga shiu, por kjo gjë nuk ishte aspak problem për ta.

Presidentja kroate, nuk nguroi t’i përqafonte të gjithë lojtarët dhe trajnerin e Francës, pavarësisht disfatës. Në fund të dy puthën kupë dhe më pas Loris ngriti në qiell trofeun. Reshjet e shiut nuk i penguan aspak francezët për të festuar si të çmendur.

 

Shpërndaje në: