Prej 78 udhëtarëve në autobusin e rrotulluar në Krushevc, njëra nuk pranoi ta vazhdonte rrugën: Mësojmë arsyen

Prej 78 udhëtarëve në autobusin e rrotulluar në Krushevc, njëra nuk pranoi ta vazhdonte rrugën: Mësojmë arsyen

Ministria e Jashtme e Kosovës njofton se në autobusin e aksidentuar ishin 78 udhëtarë. Sipas ministrisë, nga aksidenti në Krushevc u lënduar 16 bashkatdhetarë.

Ministria ka njoftuar se të gjithë udhëtarët kanë vazhduar rrugën drejt Sllovenisë, me përjashtim të njërës, që sic njofton Ministria, ka kërkuar ‘me vetëdëshirë të vazhdojë rrugën me transport privat’.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), njofton opinion publik se qytetarët e aksidentuar në mbrëmjen e së martës në Krushevc të Serbisë, të cilët po udhëtonin transit me autobusë drejt Sllovenisë, kanë vazhduar udhëtimin e tyre pas marrjes së trajtimit mjekësor me përjashtim të një udhëtareje, e cila me vetëdëshirë është në pritje të transportit privat”.

“MPJD-ja me të pranuar informacionin, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd ka komunikuar me autoritetet për ngjarjen dhe për të lënduarit dhe zyrtarët nga Zyra jonë Ndërlidhëse kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

“Në funksion të ofrimit të asistencës dhe përkujdesjes institucionale, zyrtarët tanë i kanë vizituar të lënduarit edhe në Qendrën Spitalore”.

“Nga komunikimi me Qendrën Spitalore ku ishte ofruar ndihma e parë, si dhe nga vizitat dhe bashkëbisedimi me të lënduar, në autobus me rastin e aksidentit kanë qenë 78 udhëtarë dhe prej tyre 16 kanë pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve. MPJD-ja falënderon autoritetet në vendin e ngjarjes për asistencën dhe trajtimin mjekësorë të të lënduarve”.

 

Shpërndaje në: