Prej javës tjetër, Rusia fillon shërimin e pacientëve me Covid-19 përmes ilaçit AviFavir

Periskopi.com Shëndeti

Rusia do të fillojë dhënien e ilaçit të parë të aprovuar për kurimin e Covid-19shit te pacientët prej javës tjetër, ka thënë spozoruesi financiar i këtij ilaçu për Reuters.

Kjo lëvizje shprehet se do të ulë ngarkesën mbi sistemin shëdnetësor dhe do të shpejtojë rikthimin në normalitet të jetës ekonomike.

Spitalet ruse do të fillojnë të japin ilaçin antiviral, që është i regjistruar me emrin AviFavir, për pacientët prej datës 11 qershor. Ai tha se kompania prapa këtij ilaçi do të prodhojë mjaftueshëm për të trajtuar nga 60 mijë njerëz në muaj, shkruan Reuters, përkthen Periskopi.

Deri tash nuk ka asnjë vaksinë për Covid-19, sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi i ri, dhe testet e bëra në njerëz nga disa ilaçe ekzistuese antivirale ende nuk kanë shfaqur efikasitet në luftimin e virusit.

Ilaçi i ri antiviran nga Gilead i quajtur remdesivir ka shfaqur shenja premtuese në disa testime kundër Covid-19, dhe po iu jepet pacientëve në disa shette të ndryshme.

Avifaviri, i njohur si favipiravir, së pari ishte zhvilluar në fund të viteve 1990 nga një kompani japoneze që më pas ishte blerë nga Fujifilm kur kjo kompani kishte nisur punën edhe në industrinë e kujdesit shëndetësor. /Periskopi

Shpërndaje në: