Prej Madonnas tek Bon Jovi: Yjet në një koncert për Hillary Clinton (Video)

Prej Madonnas tek Bon Jovi: Yjet në një koncert për Hillary Clinton (Video)

Madonna improvizoi një koncert në New York, Bruce Springsteen kërkoi ta votojnë gjatë koncertit të tij të fundit live dhe Jon Bon Jovi u ngjit në skenë me Lady Gaga për ta mbështetur.

Luisa Veronica Ciccone iu la takim në Grande Mela fansave të saj në rrjetin social. ”Ejani në Washington Square për të kënduar për Hillary”.

Dhe më pas e mbajti premtimin : këndoi “Like a prayer” dhe ftoi të gjithë për të votuar për Clinton për “të shpëtuar Amerikën”. Më pas premtoi se do të festojë me të gjithë në shesh për triumfin.

“Hillary Clinton duhet të jetë presidentja e SHBA-së”, tha Madonna. Donald Trump president? Por duhet të qeshemi nga i gjithë planeti, shtoi ajo, transmeton ATSH.

Bruce Springsteen në Philadelphia tha se do të donte Clinton presidente për vizionin e saj për një Amerikë ku çdo njeri ka një vlerë. 40 mijë personave prezentë në koncertin e tij, u tha “‘Kështu mund të shikojmë në 2016 dhe të themi me Hillary Clinton nga ana e drejtë e historisë”. Springsteen iu bashkua Jon Bon Jovi , i cili shkoi bashkë me Hillary Clinton në Karolinën e Veriut për një koncert me Lady Gaga, ku ishte dhe vetë presidenti Barack Obama me gruan e tij.

 

https://www.facebook.com/Billboard/videos/10154720219604581/

Shpërndaje në: