Prekë Kodra: Policia e Kosovës më ndali në kufi, ma mori telefonin dhe nuk ma ktheu kurrë

Prekë Kodra: Policia e Kosovës më ndali në kufi, ma mori telefonin dhe nuk ma ktheu kurrë

I dyshuari për përgatitjen e atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti, Prekë Kodra, ka thënë se kur Policia e ndali në kufi gjatë hyrjes së tij në Kosovë atij iu konfiskua telefoni i tij, që sot e kësaj dite thotë se nuk e mori asnjëherë.

Kodra në emisionin ‘Pressing’ n në një lidhje të drejtpërdrejtë tha se në veturën e vajzës së tij të cilën ishte duke e vozitur ai, u gjet edhe një telefon tjetër.

Për këtë telefon, Kodra thotë se nuk ishte në dijeni, por dyshonte se mund të ishte i ndonjë shoku ose shoqe të vajzës së tij.

“Ma kanë marrë telefonin tem, aty në makinë është gjetur edhe një telefon tjetër pa dijeninë time. Një ditë më parë vajza e ka pas mbrëmjen e maturës, dhe ka pasë shok e shoqe në makinë dhe dyshojsha mos i ka rënë dikujt nga shokët e shoqet e klasës. Nuk jam interesuar për telefonin tjetër. Kam qenë i interesuar vetëm për telefonin tim. Ma kanë marrë telefonin kam pas të dhënat e ndërmarrjes dhe nuk ma kanë kthyer sot e kësaj dite”, tha ai.

 

 

Shpërndaje në: