Prekëse, qeni besnik pret prej tre muajsh në spital pronarin që vdiq nga koronavirusi

Prekëse, qeni besnik pret prej tre muajsh në spital pronarin që vdiq nga koronavirusi

Një qen besnik prej tre muajësh pret në hollin e spitalit pronarin e tij që ka vdekur nga koronavirusi në muajin shkurt.

Qeni i quajtur Xiao Bao (Thesar i Vogël) ka shkuar në spitalin e Ëuhan së bashku me pronarin kur i ishin shfaqur simptomat e para të koronavirusit.

Pronari i qenit nuk arriti të mbijetonte në luftën me koronavirusin dhe pas 5 ditësh ai vdiq. Xiao Bao nuk pranoi të largohej nga spitali për ditë, javë, muaj rresht, ka deklaruar një sanitare e spitalit.

Ndërkohë që priste pronarin e tij, ai ushqeheshe nga stafi i spitalit. Sanitarja u shpreh se Xiao nuk e dinte që pronari i tij ka ndërruar jetë dhe ai vazhdonte ta priste atë me shpresën se do e shihte.

“Asnjëherë nuk e la spitalin. Ishte tepër prekëse dhe kaq besnike nga ana e tij. Kur vija në mengjes e shihja aty, kur ikja pasdite sërish e shihja aty duke pritur”, shprehet sanitarja.

Sipas saj edhe kur e përzenin nga spitali ai nuk kishte frikë, riktheheshe prap. Në 20 maj stafi i spitalit mori ankesa dhe shqetësime në lidhje me Xiao Bao i cili shëtiste nëpër korridore.

Infermieret kontaktuan Shoqatën e Mbrojtjes së Kafshëve të cilët erdhën dhe e morën Xiao Bao. Për momentin Xiao ndodhet në strehën e kafshëve derisa të gjejnë të afërmit e pronarit që ndërroi jetë nga koronavirusi.

Shpërndaje në: